Presidenti zviceran, Ueli Maurer, udhëton sot në Shtetet e Bashkuara për të takuar Donald Trump. Një nga pikat kryesore në axhendë do të jetë marrëveshja e tregtisë së lirë, përcjell albinfo.ch.
Të dy duhej të takoheshin pas takimit të Forumit Ekonomik Botëror në Davos në janar, por vizita u anulua për shkak të mbylljes së qeverisë amerikane atë kohë.
Është hera e parë që një president zviceran viziton një president amerikan në Shtëpinë e Bardhë që nga viti 1992, përcjell albinfo.ch.
Ideja e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë mes Zvicrës dhe SHBA-së ka qenë në synimet e dy vendeve që në fillim të vitit 2018, kur presidenti i atëhershëm zviceran, Alain Berset, u takua me Trump atë vit në Davos.