Për sulmet që ndodhën në Shri Lankë, ka reaguar edhe presidenti zviceran, Ueli Maurer, i cili ka thënë se në emër të qeverisë zvicerane i dënon këto sulme.
“Në emër të qeverisë, i dënoj sulmet që u bënë gjatë festës fetare në Colombo. Ngushëllimet më të thella për të afërmit e viktimave dhe autoritetet në Shri Lankë”, ka shkruar Maurer në Twitter, përmes llogarisë së zëdhënësit të Këshillit Federal.
Mëngjesin e sotëm në Shri Lankë, përgjatë festës së Pashkëve, pati shpërthime në tri kisha dhe disa hotele.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, mbi 200 persona kanë humbur jetën e qindra të tjerë janë lënduar.