Presidenti ukrainas: Do të marrim 42 aeroplanë F-16, ky është vetëm fillimi
0 Likes0 Share
Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka njoftuar se Holanda dhe Danimarka do të dërgojnë një numër të paspecifikuar aeroplanësh luftarakë F-16 në Ukrainë sapo të plotësohen kushtet për transferim, shkruan albinfo. Numrin e aeroplanëve që do t’u dërgojë ukrainasve, lideri ukrainas e bëri këtë në rrjetin sociale X (ish-Twitter). “Mark Rutte dhe unë arritëm një marrëveshje […]
Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka njoftuar se Holanda dhe Danimarka do të dërgojnë një numër të paspecifikuar aeroplanësh luftarakë F-16 në Ukrainë sapo të plotësohen kushtet për transferim, shkruan albinfo.
Numrin e aeroplanëve që do t’u dërgojë ukrainasve, lideri ukrainas e bëri këtë në rrjetin sociale X (ish-Twitter).
“Mark Rutte dhe unë arritëm një marrëveshje për numrin e aeroplanëve F-16 që do të transferohen në Ukrainë pasi pilotët dhe inxhinierët tanë të përfundojnë trajnimin e tyre. 42 aeroplanë dhe ky është vetëm fillimi”, shkroi Zelensky.
Today, we took another step to strengthen Ukraine's air shield. F-16s.
These jets will be used to keep Russian terrorists away from Ukrainian cities and towns.@MinPres Mark Rutte and I reached an agreement on the number of F-16s to be transferred to Ukraine once our pilots and…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 20, 2023
F-16 është aeroplan luftarak i lehtë që u projektua fillimisht në vitet 1970 dhe u fut për herë të parë në shërbim në vitin 1979.