Futbollistit të Arsenalit, Mesut Ozil, një fotografi e bërë me Presidentin e Turqisë i pati kushtuar me përjashtim nga Kombëtarja e Gjermanisë në Futboll.
Por Ozilit kjo nuk i ka bërë përshtypje, pasi në ditën më të rëndësishme për të ka zgjedhur si shoqërues Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, transmeton albinfo.ch.
Ozil i ka dhënë fund beqarisë, duke lidhur kurorë me ish-Missin e Turqisë, Amine Gylse.
Mesfushori i Arsenalit u martua me Gylse, në një hotel luksoz në brigjet e Bosforit në Stamboll.
