Nesër pritet të mbahet takimi për normalizim të mardhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Me anë të një njoftimi zyra për media e Presidetit Hashim Thaci ka njoftuar se ky i fundit ka udhëtuar sot për në Bruksel.
“Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Bruksel”, thuhet në njoftim.
Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, presidenti Thaçi nesër do të zhvillojë takim edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuqiç, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, shkruan Albinfo.ch.