Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ende nuk ka ndryshuar qëndrim sa i takon marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga kabineti i presidentit, thuhet se Ivanov marrëveshjen e cilëson të dëmshme, prandaj nuk do ta dekoroj atë.
Ai ka kërkuar nga ana e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev që ‘menjëherë të iniciojë procedurë për konstatimin e përgjegjësisë së presidentit të Maqedonisë, gjegjësisht impiçment. Qëndrimi im në lidhje me marrëveshjen e dëmshme për emrin është përfundimtar dhe mbetet i pandryshueshëm edhe përskaj të gjitha kërcënimeve dhe trysnive’.
Ky reagim i presidentit Ivanov erdhi pas deklaratës së kryeministrit Zaev, se do të ngrit procedurë për përgjegjësi, nëse Ivanov nuk e dekreton Marrëveshjen për emrin me Greqinë, shkruan Albinfo.ch.
Sipas mediave maqedonase, qeveria sërish ftoi presidentin dhe të gjitha subjektet politike që të bisedojnë në lidhje me marrëveshjen, shkruan Albinfo.ch.