Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Edi Rama në debatin që ka filluar pas mosdekretimit të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Genc Cakaj.
Meta ka thënë se në momente të rëndësishme të sfidave rajonale, Ministria e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë.
“Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë, ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e gjithë Ballkanit Perëndimor. Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Meta në përgjigjen e tij.