Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka organizuar sot një pritje në nderim të qeverisë së sapozgjedhur në krye me Talat Xhaferin.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Pendarovski u ka uruar funksionimin efikas dhe mbarëvajtje të suksesshme të zgjedhjeve të ardhshme, transmeton albinfo.ch.
“Urime për zgjedhjen e qeverisë kalimtare. Uroj funksionim efikas dhe mbarëvajtje të suksesshme të zgjedhjeve të ardhshme”, ka shkruar Pendarovski.
