Përveç diskutimeve në panelin e Forumit, Thaçi e Vuçiq kanë zhvilluar dhe një takim ku ishin të pranishëm, kancelari austriak Sebastian Kurz dhe komisionari i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn.
“Unë mendoj se është fer (e drejtë) të thuhet se dje në mbrëmje diçka ndodhur. Unë pata ndjenjën se isha pjesëmarrës në një ngjarje historike”, u shpreh presidenti i Austrisë, Va nder Bellen.
Presidentët Thaçi dhe Vuçiq, gjatë Forumit në Alpbach kanë shpalosur idetë e tyre për korrigjimin e kufirit mes dy vendeve, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Thaçi ka theksuar se askush nuk duhet të frikësohet nga një marrëveshje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të përfshinte edhe korrigjimin e kufirit.