Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe bashkëshortja e tij, Brigitte, kanë vizituar sot Zvicrën, për një vizitë shtetërore dyditore, përcjell albinfo.ch.
Përveç diskutimit me presidentin zviceran, Alain Berset, për rifillimin e planifikuar të bisedimeve midis Zvicrës dhe BE-së, Macron do të marrë pjesë gjithashtu në një debat mbi të ardhmen e Evropës në Universitetin e Lozanës dhe do të vizitojë laboratorin evropian për kërkimin bërthamor dhe fizikën e grimcave (CERN) në Gjenevë.
🇫🇷 🇨🇭Le gouvernement suisse, sous l’égide du #PrésidentCH @alain_berset, accueillera le président français @EmmanuelMacron. Thèmes: coopération bilatérale & transfrontalière, sécurité & prospérité du continent, questions internat. & européennes: https://t.co/4fSoIsH4W9 @Elysee pic.twitter.com/0TOnWTV1zp
— Bundesrat • Conseil fédéral • Consiglio federale (@BR_Sprecher) November 9, 2023