Presidenti i Francës Emmanuel Macron, ka kërkuar solidaritet me Italinë, Greqinë dhe Spanjën për numrin e madh të refugjatëve që po kalojnë Detin Mesdhe.
Ai ka bërë thirrje për reagim të përbashkët evropian në shenjë përkrahjeje për shtetet që kanë pranuar shumicën e refugjatëve ndërsa ka folur edhe me liderët e shteteve të Maltës, Kroacisë, Qipros, Greqisë, Italisë, Portugalisë, Sllovenisë dhe Spanjës.
Më qëllim që të parandalohet trafikimi me njerëz, Macron ka kërkuar dialog me shtetet e Afrikës Veriore, si Tunizinë dhe Libinë, njoftojnë mediat ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, Bashkimi Evropian i ka ofruar më shumë se 250 milionë për Tunizinë për të ndalur fluksin e refugjatëve.