Presidenti federal, Ignazio Cassis, mbërriti sot në Ukrainë me tren nga Polonia. Ai po takohet me zyrtarë të lartë të qeverisë ukrainase, njofton albinfo.ch.
Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, të enjten në mëngjes udhëtoi me tren nga Polonia në Ukrainë, natën nga e mërkura në të enjte.
Vetë Cassis postoi në Twitter një foto pak pas orës 8 të mëngjesit që tregonte mbërritjen e tij me tren në Kiev dhe shkroi: “Kthehem në Ukrainë, një vit pas vizitës sime të fundit”.
Ai donte të merrte një ide për situatën e luftës në terren, situatën humanitare dhe punën përgatitore për rindërtim e Ukrainës.
Zurück in der #Ukraine, ein Jahr nach meinem letzten Besuch 🇺🇦 Das Ziel: Mir vor Ort ein Bild der Kriegssituation, humanitären Lage & Vorbereitungsarbeiten für den #Wiederaufbau des Landes machen. pic.twitter.com/xOCdTzMoMJ
— Ignazio Cassis (@ignaziocassis) October 20, 2022