Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit ndaj një autobusi në Deçan, ku mbetën të vdekur 3 persona.
Osmani shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe i uroi shërim të lënduarit.
Presidentja fton organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë.
“Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale, kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur. U shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin. Ftoj organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë. Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni”, ka shkruar Osmani.