Të gjithë ata që ua mësyjnë autostradave zvicerane duhet të kenë vinjetën për vitin 2013. Gjatë muajit janar keni mundur të udhëtoni me vinjetën e vjetër, por nga sot, 1 shkurt, janë të vlefshme vetëm vinjetat e reja të 2013-s.
Policia ka paralajmëruar shoferët për vendosjen e vinjetave. Vinjetat e skaduara duhet të hiqen nga xhami i veturës për të shmangur pengesat e mundshme në të pamurit.
Policia ka bërë të ditur se mund të dënohen deri 200 franga të gjithë ata që kapen pa vinjetë në autostradë.