Deri më tani në Itali koronavirusi ua ka marrë jetën 6.820 personave, kurse numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në këtë shtet që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë ka shkuar në 69.176.
Megjithatë, shefi i Mbrojtjes Civile në Itali, Angel Boreli, ka bërë të ditur se numri i personave të shëruar dita-ditës po rritet dhe se paraqet gjithsesi një lajm pozitiv.
Ndërkaq pas Italisë vendi më i prekur në Evropë po vazhdon të jetë Spanja, ku vetëm sot është raportuar se numri ka arritur shifrat rekord.