Temperaturat pranverore vazhdojnë të mbretërojnë në Tesinë të Zvicrës. Të premten, termometri mbërriti në 20 gradë. Të shtunen ishte edhe më ngrohtë.
Në Ascona, sipas Meteomedia janë matur tempertura prej 22.6 gradë ndërsa në Bellinzona 21.7 gradë.
Gjithashtu, era e veriut sjell ajër të ngrohtë edhe në Alpe. Ky ajër i ngrohtë dhe me lagështi bëri të shtunën që në pjesën gjermano-folëse të Zvicrës temperaturat të sillen midis 6 dhe 10 gradë.
Edhe gjatë të dielës po edhe të hënës në mëngjes moti mbetet i nxehtë në jug të Zvicrës, shkruan “meteonews.ch”.