Duket se tashmë në Cyrih kanë filluar të çelin lulet e pemëve rozë në ditët e fundit të stinës së dimrit, përcjell albinfo.ch.

Pranvera është stinë e veçantë, e cila është simbol i gjallërisë për një fillim viti të mbarë. Për nga natyra bën ndarjen mes acarit të dimrit dhe vapës së verës, mes borës e ngricës dhe luleve e ngrohtësisë, shkruan albinfo.ch.

Kjo stinë e bukur duket se ka filluar ta zgjerojë aktivitetin e saj. Cyrihu po merr pamje tjetër me gjallërimin e natyrës.

Cyrihu është një ndër kantonet më të rëndësishme të Zvicrës dhe ka më shumë se një milion banorë. Një pjesë të sipërfaqes së këtij kantoni e përbëjnë edhe pyjet e liqenet. /Albinfo.ch
