Skip to content

Pranimi në FIFA është shumë afër

Kosova pritet të pranohet në UEFA dhe FIFA dhe kjo çështje pritet të qartësohet shumë shpejt. Kosova pritet të pranohet në UEFA më 3 maj, derisa dhjetë ditë më vonë në FIFA, shkruan albinfo.ch Tashmë FIFA ka konfirmuar edhe zyrtarisht se ka pranuar aplikimin e Kosovës në Kongresin që do të mbahet më 13 maj […]

Kosova pritet të pranohet në UEFA dhe FIFA dhe kjo çështje pritet të qartësohet shumë shpejt. Kosova pritet të pranohet në UEFA më 3 maj, derisa dhjetë ditë më vonë në FIFA, shkruan albinfo.ch

Tashmë FIFA ka konfirmuar edhe zyrtarisht se ka pranuar aplikimin e Kosovës në Kongresin që do të mbahet më 13 maj në Meksiko City. Vizita e delegacionit të UEFA-s dhe FIFA-s më 13 dhe 14 prill, është një sinjal tjetër se pranimi i Kosovës në këto dy organizata është punë e kryer.

Në bazë të rregullave, Kosova duhet të pranohet në UEFA më 3 maj në Budapest të Hungarisë, e më pas do të pranohet edhe në FIFA më 13 maj. Për t’u pranuar në UEFA nevojiten 28 vota.