Në një tryezë të mbajtur të enjten nga projekti PPSE i Swisscontact për zhvillimin dhe promovimin e turizmit është diskutuar me aktorët dhe partnerët e turizmit në Kosovë për efektin e pandemisë në sektorin e turizmit, shkruan albinfo.ch.
“Efekti i pandemisë në sektorin e turizmit: çfare kemi mësuar”, ka qenë motoja e tryezës.
Duke u nisur nga rezultatet e anketimeve lidhur me ofertën turistike, të prezantuar nga PPSE dhe deri te rastet studimore mbi qëndrueshmërinë, rëndësinë e mbledhjes së të dhënave, udhëtimin e sigurt dhe reklamimin e diasporës, ky aktivitet u dha palëve të interesuara të turizmit mundësinë për t’u takuar dhe diskutuar se çfarë është e rëndësishme të punohet dhe si të vazhdohet.
Tryeza është mbështetur nga Swiss Development & Cooperation Swisscontact.

