Shërbimi postar në Austri shpërndau më shumë se një milion pako çdo ditë në muajin dhjetor. Zyrtarisht rekordi ditor është mbi 1.4 milionë pako, përcjell albinfo.at.
Punonjësit e Postës Austriake i kanë duart plot për momentin. Bumi në tregtinë në internet po shkakton një vërshim të vërtetë paketash.
1200 punonjës shtesë
Shërbimi postar pret rreth 17.6 milionë paketa për tërë muajin dhjetor, një rritje prej më shumë se 6 për qind krahasuar me një vit më parë. Thuhet se mbi 1200 punëtorë shtesë janë duke u vendosur për të përballuar këto vëllime.
Nëse dëshironi të siguroheni që paketa juaj të jetë nën pemën e Krishtlindjes në kohë, duhet ta dërgoni në zyrën postare më së voni deri më 19 dhjetor. Nëse dërgesa është e destinuar në vendet fqinje, atëherë një ditë më parë.