Portieri grek, Dean Bouzanis pritet që të dënohet me pesë ndeshje, pasi kishte ofenduar sulmuesin shqiptar, Besart Berisha në derbin e fundit në Australi, shkruan albinfo.ch.
Paneli për rishikim të ndeshjes së A-League kishte parë që portieri e kishte quajtur Berishën dy herë “cigan” në derbin e së shtunës.
Pas këtij gjesti pritet që portieri grek të dënohet me ndalim të lojës prej pesë javësh, pavarësisht se Melbourne City kishte kërkuar falje në emër të futbollistit dhe vetë 26-vjeçari kishte pranuar të shkonte në një kurs edukimi, raporton “The Guardian”.
Besart Berisha në këtë ndeshje humbi penalltinë, por më pas shënoi golin e barazimit në fitoren e skuadrës së tij, Melbourne Victory prej 2:1.