Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka treguar se do të largohet nga Sassuolo në fund të edicionit.
Muriq në verën e kaluar u huazua te skuadra e Serie A nga Ipswich Towni.
Marrëveshja e huazimit përfshinte opsionin e blerjes së kartonit për 10 milionë euro, transmeton albinfo.ch.
Për Sassuolon, Muriq luajti 32 ndeshje si titullar. Ai u kthye si titullar në humbjen ndaj Torinos të premten e shkuar, pas tre ndeshjeve rresht në stol.
Sassuolo ka siguruar mbetjen në elitë, por 27-vjeçari thotë se do të largohet. “Jam mirënjohës për këtë sezon, por nuk kam ndërmend të luaj për Sassuolon sezonin e ardhshëm”, tha Muriq për “GianlucaDiMarzio.com”.
“Me përfundimin e huazimit mbaron edhe koha ime këtu. Ka qenë një vit pozitiv dhe jam kënaqur, por i kam bërë të ditur klubit se nuk dua të qëndroj këtu pas këtij sezoni për arsye personale”.
Muriq ka kontratë me Ipwsichin deri në fund të qershorit 2028.