Presidenti Agim Ademi sot ka zhvilluar një takim me portierin Amir Saipi dhe me familjarët e tij, raporton Insajderi.
Gjatë këtij takimi është biseduar rreth mundësisë së ardhjes së Amirit në radhët e Kombëtares së Kosovës.
Pas këtij takimi me Amir Saipin, presidenti Ademi theksoi se ai është portier shumë perspektivë, një djalë shumë i mirë dhe vjen nga një familje bujare.
“Shpresoj që shumë shpejt do të fillojmë procedurat e pajisjes me dokumentet e nevojshme dhe në tetor të jetë i gatshëm grumbullimi i tij dhe bashkëngjitja në familjen tonë Dardane. Edhe një Dardan i ri, vazhdojmë me krenari e përgjegjësi”, ka theksuar presidenti Ademi pas këtij takimi.
Ekipi i parë i Kosovës dhe Kosova U21 zhvillojnë ndeshje shumë të rëndësishme në shtator, përcjell albinfo.ch