Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, pritet të ndërrojë skuadër gjatë kësaj vere.
Interesim për portierin e Atalantas ka shprehur skuadra tjetër italiane, SPAL, kanë bërë të ditur të enjten mediumet në Itali, transmeton albinfo.ch.
Madje, është raportuar se transferimi i Berishës te SPALI është vetëm çështje ditësh.
Berisha, tek Atalanta u transferua gjatë verës së vitit 2017 dhe ka kontratë deri në qershor të vitit 2021.