Bëhet e ditur se tre muaj pas çeljes së garës për detajimin inxhinierik të projektit, interesi ndërkombëtar mbresëlënës konfirmon Shqipërinë si një nyjë logjistike dhe detare me potencial të jashtëzakonshëm, përcjell albinfo.ch.
Nga 14 kompani pjesëmarrëse, u përzgjodhën 5 finalistë, lider në projektimin e porteve në Europë dhe më gjerë. Pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në vitin 2022.