Autoritetet polake kanë akuzuar Rusinë dhe Bjellorusinë për organizimin e transferimit të mijëra migrantëve drejt Europës përmes tuneleve nën kufirin polak, si pjesë e ashtuquajturës “luftë hibride” kundër Perëndimit. Që nga fillimi i vitit 2025, katër prej këtyre tuneleve janë zbuluar, njoftuan sot autoritetet polake për gazetën britanike Telegraph.
Kolonelja e Gardës Kufitare të Polonisë, Katarzyna Zdanowicz, tha se masat për mbikëqyrje fizike dhe elektronike, përfshirë kamerat termale dhe sistemet e detektimit, kanë lejuar një përgjigje të shpejtë ndaj tentativave për kalim ilegal të kufirit, “edhe nëpërmjet tuneleve nën tokë”.
Sipas autoriteteve polake, një nga tunelët më të mëdhenj u zbulua në mes të dhjetorit pranë fshatit Narewka në Poloninë lindore.