Rada Trajkoviq, politikane serbe nga Graçanica ka dhënë një deklaratë në një intervistë në N1, ku ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi është intervistuar nga Prokuroria e Gjykatës Speciale për disa orë në zyrën e tij në Prishtinë.
Ajo ka shtuar se edhe kryekuvendari Kadri Veseli është intervistuar por ai në Slloveni.
“E di sigurt që Kadri Veseli ka qenë i ftuar. Unë nga burime ndërkombëtare e kam informacionin që ai ka dhënë dëshminë e tij në Slloveni, por këtë duan ta fshehin nga publiku. Me Thaçin, teksa zhvilloheshin hetime, intervista me të ka zgjatur disa orë në zyrën e tij në Prishtinë. Më është thënë që Thaçi ka dalë i mllefosur nga mënyra se si i janë prezantuar argumentet e prokurorisë gjatë hetimit. Edhe për të thuhet se ka ftesë dhe se ka dhënë deklaratë, por kjo po fshihet”, ka thënë Trajkoviq për N1 përcjell Albinfo.ch.