Një politikane shqiptare nga Zvicra në portret: 24-vjeçarja Qëndresa Sadriu është anëtarja më e lartë e këshillit në një periferi të Cyrihut. Në të njëjtën kohë, gruaja e re është gjithashtu presidente e socialdemokratëve lokalë. Përveç kësaj, vajza e emigrantëve kosovarë angazhohet për fëmijët që vuajnë nga kanceri dhe të pastrehët.
“Përshëndetje, jam Jenny”, e prezanton vetveten dhe qeshet. “Të gjithë më thërrasin me këtë nofkë, këtë emër mund ta mbani mend më lehtë se sa emrin tim shqiptar”. Ajo vjen nga një takim i këshillit të Komunës Opfikon-Glattbrug, që është vetëm njëri nga të shumtët, transmeton Albinfo.ch.
“Nëse e vendosi mirë rutinën time të përditshme, atëherë unë mund të menaxhoj gjithçka nën një çati”, thotë ajo. Politika është një çështje e zemrës për të. “Çdo gjë tjetër nuk do të kishte kuptim, nuk ia vlen për shkak të parave dhe kërkohet shumë mobilizim”.
Babai i saj ishte gjithmonë i interesuar për politikë, shkruan “SRF”, informon Albinfo.ch.
Në shtëpi, gjatë ushqimit rregullisht diskutohej për politikë. Dhe pastaj, kur u bë 18 -vjeçare, ajo mori pjesë në festimin e të rinjve. “Atje i kërkova Partisë socialdemokratike PS nëse mund t`i bashkohesha. Pastaj gjithçka shkoi shumë shpejt dhe u zgjodha në këshillin lokal”.
Meqë ajo personalisht kishte kancer si një vajzë e vogël, sot ajo është e angazhuar për të ndihmuar fëmijët me kancer. Qëndresa aktualisht është në bordin e Shoqatës për fëmijët me kancer.
“Dua të jem një shembull. Nëse punon shumë, mund të arrish diçka”, përfundon ajo.