Është bërë e ditur se Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiq, ka lavdëruar kryeministrin në ardhje të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Në televizionin “N1”, shefi i opozitës serbe në një intervistë ka vlerësuar lart figurën e liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje”.
“Nuk mund të diskutohet që Albin Kurti është një intelektual, një atdhetar dhe një njeri mjaft i qëndrueshëm”, tha ai.
“N1” tregon se Kurti, drejtuesi i LVV-së, fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e Kosovës.
“Njeriu që kaloi kohë në burgun e Pozharevcit është një ithtar i madh i idesë të Bashkimit Kombëtar.
“Si gjatë periudhës parazgjedhore, ashtu edhe pas fillimit të bisedimeve të koalicionit, Kurti foli gjatë gjithë kohës për unifikimin të Kosovës e Shqipërisë”, u shpreh Jeremiq, përcjell albinfo.ch.