Nëpër autostradë, Giuseppe Atzeni (34) ishte me shpejtësi të tejkaluar pas një motoçiklete. Por, ai nuk është gjobitur për tejkalim të shpejtësisë, por ngase ishte duke vozitur pa duar biçikletën e tij.
Xhuzepe Atzeni, dy herë kampioni i Zvicrës dhe tre herë kampion evropian kaloi me mijëra orë stërvitjeje në një garë çiklizmi.
Por, ai bëhet nervoz derisa kujton udhëtimin e së martës mbrëma, kur ishte dënuar nga policia. “Gjoba më pengon mua, dhe thjesht ishte e panevojshme”, thotë Giuseppe Atzeni, transmeton Blick.
Zvicerani ishte duke stërvitur në rrugën në Cyrih- Oerlikon për Kampionatin Evropian, që do të mbahet në gusht. Ai po udhëtonte me çiklistët Thomas Frischknecht, Simon Zahner dhe Christian Heule.
Qëllimi i grupit ishte vozitja me biçikletë 150 kilometra rreth një rrugë malore.
“Unë isha në shpejtësi të madhe, teksa provoja të mbylli zinxhirin e fanellës”, tregon për momentin e ndaljes nga policia.
Një patrullë policore e kantonin e Schwyz kishte ndalur kampionin zviceran në çiklizëm me arsyetimin se kishte vozitur pa duar biçikletën e tij.
34-jeçari ishte gjobitur nga zyrtarët policor me 20 franga.
“Unë do të paguaj gjobën. Por, policia nuk ka vepruar mirë “, shprehet i revoltuar Atzeni.