Policia zvicerane ka sekuestruar 12 kg heroinë në kufirin rrugor Chiasso-Brogeda që lidh Italinë me Francën. Lënda narkotike u gjet e fshehur në një makinë me targa zvicerane, e drejtuar nga një emigrant shqiptar me nënshtetësi franceze. Automjeti po udhëtonte nga Italia drejt Zvicrës.
Heroina ishte futur në 20 pako dhe e fshehur nën karrigen e pasme të veturës.