Policia rrugore në Tiranë ka befasuar sot drejtuesit e automjeteve, duke i ndaluar me urgjencë në bulevardin kryesor të kryeqytetit. Në shënjestër të policëve të trafikut kanë qenë kryesisht ngasëset femra. Por, në vend të tiketave, ato janë shpërblyer me një buqetë lulesh me rastin e 8 Marsit, ditës së gruas.
Gratë fillimisht shqetësoheshin dhe mendonin se mund të ishin ndaluar për shkeljen apo gjobën e radhës, por kur më pas papritmas shfaqej një buqetë me lule, dhe çdo gjë ndryshonte. Kjo konsiderohet di ditë e veçantë për to, por edhe një sjellje e veçantë e policisë së trafikut.