1500 forca policie dhe të Forcave Speciale morën pjesë në megaoperacionin për shkatërrimin e 4 grupeve kriminale.
Operacioni i koduar “Volvo 4” sipas policisë u shtri në 12 qytete dhe janë goditur anëtarët e 4 grupeve kriminale.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në një konferencë për media kanë bërë të ditur se janë arestuar 27 persona.
Gjatë ditës së djeshme u arrestuan edhe një deputet i Partisë Socialiste.