Policia ka prishur një tubim të vogël të paautorizuar të kritikëve të politikës së koronavirusit.
Tubimi protestues po mbahej pranë Monumentit të Vilhelm Tell-it, të shtunën, në pasditen e hershme, në Altdorf të Kantonit raportojnë sot të gjitha mediat zvicerane
Protestuesit u mblodhën në kryeqytetin e Urit, këtij kantoni të Zvicrës Qendrore, para mesditës, transmeton albinfo.ch. Disa mbanin postera të vegjël, shumica e tyre mjaftoheshin duke qëndruar rreth e rrotull para monumentit të Vilhelm Tell-it.
Policët, pjesëtarë të një korpusi ekstra-kantonal me përgatitje të plotë, ishin gati.
Ata u kërkuan njerëzve disa herë të largoheshin brenda dy minutash nga sheshi dhe i njoftuan se do të ketë kontrollim të identitetit të tyre.
Si përgjigje pati brohoritje kundërshtuese nga të tubuarit. Shumica e demonstruesve u larguan nga vendi për pak kohë, por më pas u kthyen.
Më pas, policia rrethoi grupin e mbetur dhe bëri kontrolle personale.
Por tubimi nuk mbaroi këtu. Një grup marshoi rreth monumentit Tell, përmes duartrokitjeve të mëdha të turmës. Policia pastaj u detyrua të përdorte gaz lotsjellës.