Policia Kufitare e Kosovës prej sot ka marr nën kontroll tërë vijën kufitare me Maqedoninë.
Gjatë një ceremonie solemne u bë dorëzimi i përgjegjësisë nga KFOR-it tek Policia Kufitare e Kosovës edhe për pjesën e dytë të kufirit Kosovë-Maqedoni.
Është kjo zona e dytë – prej Hanit të Elezit e deri në Viti, që kap një gjatësi prej 50 kilometra.
Në janar të këtij viti janë bërë dorëzimet e pjesëtve të tjera të vijës kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë nga KFOR-it tek Policia Kufitare e Kosovës dhe gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë incident kufitar.
Në ceremoninë morën pjesë komandanti i KFOR-it – gjeneralmajori Erhard Beuehler, ministri i Punëve të Brendshme – Bajram Rexhepi, komandanti i Policisë së EULEX-it, Udo Muller etj.
Gjeneralmajori Buhler ka thënë se bartja e kompetencave te Policia Kufitare e Kosovës në kufi me Malin e Zi do të ndodhë pas demarkacionit të kufirit.