Orët e para të së dielës në rrugën Car Dushan në Mitrovicë të Veriut ka pasur një shpërthim.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, për shkak të shpërthimit janë dëmtuar disa dritare të shtëpisë.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore.
Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.
“Ankuesi kosovar, ka raportuar se pranë shtëpisë së tij është hedhur një mjet shpërthyes, dhe si pasojë i janë dëmtuar disa dritare të shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Rasti duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.