Sot rreth orës 13:30, një person duke punuar në objektin e Shkollës së Mesme të Artit “Odhise Paskali” në Pejë ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për informim, Xhevat Ibraj, i cili ka thënë se viktima është jashtë rrezikut për jetën.
“Sot rreth orës 13:30 ne e kemi pranuar një informacion se në objektin e shkollës së Mesme të Artit ‘Odhise Paskali’, një punëtor që ka qenë duke punuar aty është lënduar nga një dalje e vrullshme e ajrit nga një gyp, të njëjtit i është dhënë ndihma”.
“Sipas informatave të para, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe Inspektorati i Punës”.
Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje, klikoni në linkun e mëposhtëm.