Policia në Holandë ka arrestuar shtatë persona, të dyshuar për një sulm që sipas policisë ishte sulm i madh terrorist që përfshin armë dhe eksplozivë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch.
Policia thotë se grupi po përpiqej që me armë të llojit AK47-Kallashnikov, granata dore dhe materiale bombe ta kryenin sulmin e tyre.
Meshkujt të moshës midis 21 dhe 34 vjeç, u arrestuan të enjten.
Tre ishin arrestuar më parë për përpjekjen për të udhëtuar jashtë vendit me qëllim për t’u bashkuar me militantët e huaj.
Prokurorët thonë se njeriu në qendër të grupit është një 34 vjeçar me origjinë irakiane, i cili u dënua në vitin 2017, pasi kishte tentuar të udhëtonte për të luftuar me grupin e Shtetit Islamik.
Policia holandeze thonë se u informuan për komplotin në prill të vitit 2018 nga shërbimet e inteligjencës, të cilën thanë se i dyshuari kryesor donte të synonte një ngjarje të madhe në Holandë ku do të kishte shumë viktima.
Më herët këtë muaj, një xhihadist u qëllua pasi kishte therur dy turistë amerikanë në Amsterdam.