Policia e landit gjerman Rheinland-Pfalz ka ndalur furgonin, i cili kishte kaluar peshën e lejuar, pasi kjo ishte vërejtur gjatë vozitjes së tij në autostradë, derisa udhëtonte në afërsi të qytetit Prüm.
Pas ndaljes, policia ka gjetur 16 emigrantë nga Kosova, pjesa më e madhe e të cilëve nuk posedonin leje qëndrimi për në Gjermani. Emigrantët ishin të moshës prej 12 deri në 40 vjeç, raportoi Presseportal nga Koblenzi, duke u thirr në burime të policisë në Prüm.
Përveç shtetasve nga Kosova, së bashku me ta ishte edhe një shtetas nga Serbia, 64-vjeçar, i cili vite më parë kishte kërkuar azil në Francë.
Automjeti me të cilin transportoheshin këta udhëtarë ishte tërhequr nga qarkullimi që nga viti 2009, ndërsa tabelat e tij ishin falsifikuar.
Po ashtu edhe shoferi, një 40-vjeçar me origjinë nga Kosova, nuk kishte patentë shoferi.