Skip to content

Policia gjermane dhe ajo kosovare dakordohen për rritje të bashkëpunimit

Me ftesë të presidentit të Policisë Federale të Gjermanisë, Dieter Roman, disa ditë po qëndron për vizitë zyrtare drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i shoqëruar nga stafi i tij. Në kuadër të vizitës që po realizohet në Gjermani, drejtori i Policisë së Kosovës u prit nga presidenti i Policisë Federale, Roman, […]

Me ftesë të presidentit të Policisë Federale të Gjermanisë, Dieter Roman, disa ditë po qëndron për vizitë zyrtare drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i shoqëruar nga stafi i tij.

Në kuadër të vizitës që po realizohet në Gjermani, drejtori i Policisë së Kosovës u prit nga presidenti i Policisë Federale, Roman, të cilët në shenjë nderimi për policët e rënë në detyrë në Policinë Federale fillimisht vizituan memorialin e tyre, me ç’rast drejtori i Policisë, Qalaj, në shenjë respekti la një shkrim në librin e vizitorëve të Policisë Federale.

Dy udhëheqësit, ai i policisë gjermane dhe kosovare, Roman dhe Qalaj, janë dakorduar se bashkëpunimi bilateral mes dy policive do të rritet dhe dy institucionet do ta mbështesin njëra-tjetrën në këtë rrugëtim.

“Përvojat e mira të bashkëpunimit në mes të dy policive do të vazhdojnë dhe ato vetëm sa do të intensifikohen në fusha të ndryshme të sigurisë si: kontrolli kufitar, shkëmbimi i informacioneve, trajnimi në fusha të ndryshme të sigurisë, shkëmbimi i programeve në avancimin e Policisë dhe mbështetja në fusha të ndryshme të sigurisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.