Skip to content

Policia federale zvicerane do të vizitojë Serbinë

Policia federale zvicerane do të udhëtojë në Serbi në fund të muajit në lidhje me kërcënimet me vdekje të marra nga ish-prokurori zviceran, Dick Marty, njofton albinfo.ch. Marty ka qenë nën roje të armatosura për gati një vit e gjysmë pas kërcënimeve me vdekje që ai beson se vijnë nga shërbimet e inteligjencës serbe. Që […]

Policia federale zvicerane do të udhëtojë në Serbi në fund të muajit në lidhje me kërcënimet me vdekje të marra nga ish-prokurori zviceran, Dick Marty, njofton albinfo.ch.

Marty ka qenë nën roje të armatosura për gati një vit e gjysmë pas kërcënimeve me vdekje që ai beson se vijnë nga shërbimet e inteligjencës serbe.

Që nga dhjetori 2020 Dick Marty është vendosur nën mbrojtje shumë të lartë policore. Ish-prokurori, deputet në Dhomën e Kantoneve nga (FDP/Ticino) dhe raportues për Këshillin e Evropës, ishte kërcënuar me vdekje nga elementë radikalë të shërbimeve inteligjente serbe, shkruajnë mediat zvicerane.

Sipas Dick Marty-t, “kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve. Sa për vrasësit, ata do të ishin pjesë e “botës së krimit”. “Ka veteranë që specializohen në vrasje me urdhër, vrasje të porositura dhe kështu që nuk duhen shumë para për të vrarë dikë”.

Për sulmin e planifikuar, një serb thuhet se ka kontrabanduar armë në Zvicër diku në dhjetor 2020, përcjell albinfo.ch. Për të përfituar nga vëmendja e shtypit lidhur me aktakuzën e Hashim Thaçit, vrasja duhet të paraqitet si t’i atribuohet qeverisë kosovare/shqiptare (ish-UÇK), për ta diskredituar atë ndërkombëtarisht”.