Mbrëmjen e së shtunës, më 21 prill të këtij viti, në nënkalimin e stacionit të trenave në Olten ishte lënduar rëndë me thikë një person.
Autori i dyshuar, një kosovar 22-vjeçar është arrestuar në vendngjarje dhe tani gjendet në paraburgim. Për ndriçimin e plotë të rastit, policia zvicerane tani është në kërkim të një femre të re, e cila ka qenë dëshmitare e ngjarjes.
Në ndërkohë, viktima është në gjendje më të mirë shëndetësore dhe ka dalur nga spitali.
Në bazë të hetimeve të mëparshme, Policia Kantonale e Aargaut supozon se një femër e re ka qenë dëshmitare e ngjarjes. Deri më tani, ajo nuk është paraqitur në polici, shkruan “Aargauer Zeitung”, njofton Albinfo.ch.
Për të ndriçuar rastin në tërësi, policia është e interesuar në deklaratat e saj. Policia kërkon që ajo ta kontaktojë Policinë Kantonale të Solothurnit në telefonin 062 311 80 80.