Ajo u kontaktua në fillim të nëntorit nga një person, i cili u paraqit si një oficer dhe i pohoi se po hetonte një rrjet të hajdutëve, sipas agjencisë së lajmeve ATS.
Gruas i tha se punonjësit në bankën e saj po planifikonin ta vidhnin.
Të dyshuarit kërkuan nga gruaja që të ruanin hollësitë e hetimit të tyre të fshehtë.
Më pas ata i udhëzuan të transferonte pasuritë e saj në një llogari të re përmes një serie pagesash, me qëllim që të ruante kursimet e saj nga vjedhja, përcjell albinfo.ch.
Kjo asaj i kushtoi 3.6 milionë franga.