Raportohet se ditë më pare, Policia Federale gjermane e arrestoi një 24-vjeçar të dyshuar si shkelës seksual në aeroportin e Frankfurtit, përcjell albinfo.ch.
Mediat gjermane shkruajnë se 24-vjeçari ishte ekstraduar nga Kosova në Gjermani dhe i ishte dorëzuar policisë federale gjermane, shkruajnë mediat gjermane.
Këtë e konfirmoi të hënën një zëdhënës. Me këtë rast, shtetasi gjerman 24-vjeçar ishte ekstraduar në Gjermani nga autoritetet gjyqësore në Kosovë.
Referuar zëdhënësit, burri thuhet se ka abuzuar seksualisht me gjysmëmotrën e tij të mitur në vitin 2022.
Kjo është arsyeja pse zyra e prokurorit publik në Gjykatën e Rrethit në Heidelberg e kishte kërkuar me një urdhërarrest europian.