Një kosovar me nënshtetësi austriake është arrestuar, pasi ka kërcënuar punëtorin e pompës së derivative, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit, ndërsa ngjarja ka ndodhur në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë.
Me vendimin e prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
‘’Prishtinë, 14.06.2021-23:20. Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, me nënshtetësi austriake, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka penguar dhe ka kanosur punëtorin e pompës së derivateve në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje’’. /Albinfo.ch