Policia e Kosovës ka angazhuar personel shtesë në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë për ta menaxhuar fluksin e qytetarëve, të cilët ia kanë mësyrë shtetit fqinj për të votuar në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare.
Kjo për shkak se serbët e Kosovës qysh nga orët e hershme të mëngjesit po udhëtojnë në mënyrë të organizuar drejt Serbisë për të ushtruar të drejtën e votës.
Zgjedhjet e Serbisë nuk janë lejuar të mbahen në Kosovë, për shkak se Serbia nuk ka pranuar të bëjë kërkesë zyrtare dhe për një gjë të tillë të arrijë marrëveshje me Kosovën.