Një polic egjiptian gjatë patrullimit para një banke i ka shpëtuar jetën një djaloshi të vogël për shkak të shpejtësisë së tij.
Pesëvjeçari Ammar Motaz Abd El-Salam ishte me familjen e tij në një ndejë në qytetin Asyut kur ai ra nga dritarja e katit të tretë.
Fatmirësisht për të, polici Kameel Fathy Greed, 45-vjeçar, u gjend në vendin e duhur në kohën e duhur, transmeton Albinfo.ch.
Kamera e sigurisë ka kapur momentin kur ai me dy kolegë të tjerë vërejnë djaloshin në dritare dhe kërkojnë të gjejnë gjëra për pritjen e tij.
Teksa dy policët përpiqeshin të marrin një tepih për të pritur më lehtë djaloshin, ai kërceu por u prit me sukses nga polici dhe arriti të shpëtonte.