Një polic nga Lucerni ka shqelmuar disa herë personin e kapur në vjedhje në një shitore orësh dhe e gjithë kjo është xhiruar nga kamerat vëzhguese të instaluara në dyqan. Dëshmitë e filmuara janë marrë si mjaft bindëse dhe kanë bërë që polici të dënohet për shkaktim të lëndimit të lehtë dhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ngjarja ka ndodhur në qershorin e vitit të kaluar kur vjedhësin, të cilin tashmë e kishte arrestuar, polici në fjalë po e godiste disa herë me shqelma.
Nga filmimet e bëra me këtë rast, emisioni i njohur i televizionit publik të Zvicrës “Rundschau” kishte emetuar disa inserte. Kjo e kishte bërë këtë shkelje ligji më të njohur për opinionin.
Polici nga Lucerni është dënuar nga një gjykatë e këtij qyteti me një dënim me kusht e para si dhe me një gjobë prej 1000 frangash.