Në këtë manifestim kulturor u përurua edhe libri “Edmond Pointller OSC-e” nga autori austriak dr. Johannes Großruck. Të pranishmit në këtë manifestim i përshëndeti zonja mag. Christina Mack, nëpunëse e Bashkisë së Qytetit . Fjalimin nga kultura dhe integrimi e mbajti konsulli i Republikës së Kosovës, z. Ymer Lladrovci, kurse autorët përshkruan përmbajtjen e veprave të tyre, raporton albinfo.ch.
Dr. Johannes Großruck mbajti një fjalim interesant për nder të gjuhëve evropiane, e veçanërisht sakrificën e Edmont Pointllerit, i cili për shkak të ideve përparimtare në kohën e Luftës së Dytë Botërore e pagoi me kokë.
Për punën e prof. Izri Rexhës foli mag. Wolfgang Untersmayr. Në mesin e mysafirëve ishte edhe poeti nga Sllovenia, mag. Hasan Elshani, i cili recitoi artistikisht një poezi.
Në këtë manifestim ishte i pranishëm ish-kryetari i OSBE-së, Dr. Wolfgang Großruck, i cili foli për rëndësinë e gjuhëve të ndryshme në Evropë, emigrimin dhe integrimin e qytetarëve si dhe prapambeturitë nga mosnjohja e gjuhës në vendin ku jeton.
Nxënësit si dhe autori i librit “Natë pa hënë” recituan poezi nga libri si dhe autori iu dhuroi të gjithë të pranishmëve libra pa pagesë. Në fund të gjithë të pranishmit morën pjesë në koktejin e organizuar për këtë manifestim.
Ky është libri i pestë i profesorit dhe poetit shqiptar Izri Rexha, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Linz të Austrisë.



