Kuvendi i Komunës të Podujevës, në mbledhjen e rregullt, të mbajtur sot diskutoi nismën e kryetarit Agim Veliu për binjakëzimin e Podujevës me qytetin gjerman Velbert.
Me këtë rast numri dy i pushtetit lokal në Podujevë, Nexhmi Rudari, arsyetoi kërkesën e të parit të Komunës për nismën e procedurës së bashkëpunimit komunal ndërkombëtar në formën e binjakëzimit, përcjell albinfo.ch.
Pas diskutimeve lidhur me këtë çështje Kuvendi miratoi kërkesën, nismës së bashkëpunimit komunal ndërkombëtar, binjakëzimit me Qytetin Velbert në Gjermani dhe vendimin për autorizimin e kryetarit të Komunës për fillimin e konsultimeve për bashkëpunim komunal ndërkombëtar, binjakëzim me Qytetin Velbert në Gjermani, njofton Komuna e Podujevës.